Aktorja hollivudiane Scarlett Johansson u bë qendra e vëmendjes teksa mbërriti në studiot e “The Late Show” në New York.
Ylli i filmit u shfaq me një fustan midi pa rripa, me dizajn elegant që theksonte hijeshinë dhe thjeshtësinë e saj karakteristike.
Johansson, e njohur për rolet e saj ikonike në kinemanë botërore, i shtoi ngjarjes një prekje glamour-i të vërtetë.
Ajo kështu duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga figurat më të admiruar të ekranit dhe tapetit të kuq.