Aktori i njohur hollywoodian, George Clooney, ka deklaruar se pavarësisht suksesit dhe pasurisë së madhe që ka arritur, ai përpiqet të jetojë një jetë sa më normale.
Clooney, i cili zotëron disa prona në vende të ndryshme të botës dhe ka një pasuri të vlerësuar mbi 500 milionë dollarë, thotë se nuk e ka humbur thjeshtësinë.
“Kam familjen time, punoj kur dua dhe mundohem të qëndroj me këmbë në tokë,” ka thënë ai.
Ylli i Hollywood-it theksoi se jeta e tij fokusohet më shumë te përditshmëria me bashkëshorten Amal dhe fëmijët e tyre binjakë, sesa te luksi që e rrethon.