Frankie Bridge bëri një paraqitje të paharrueshme në festën madhështore të 25-vjetorit të revistës prestigjioze 10 Magazine, që u mbajt mbrëmjen e djeshme në zemër të Parisit.
Ish-anëtarja e grupit The Saturdays dhe tashmë ikonë mode, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa u shfaq me një xhaketë të bardhë të madhe, e cila kombinonte thjeshtësinë me elegancën urbane.
Eventi, i mbajtur në një prej lokacioneve më luksoze të Parisit, mblodhi emra të njohur të modës, artit dhe muzikës, por ishte Frankie ajo që rrëmbeu vëmendjen e paparacëve dhe stilistëve me stilin e saj të sofistikuar.
Xhaketa e bardhë, me prerje të lirshme dhe detaje të rafinuara, u kombinua në mënyrë perfekte me takat e zeza dhe make-up minimal, duke i dhënë asaj një pamje të freskët por super-chic – perfekte për natën pariziene.
Fansat dhe ndjekësit në rrjete sociale nuk vonuan të vërshonin me komplimente, duke e quajtur paraqitjen e saj “ikona e stilit britanik në Paris” dhe “definicioni i klasit modern”.
Festa e organizuar nga revista 10 Magazine për nder të 25 viteve të saj në industrinë e modës ishte një spektakël i vërtetë me yje, por pa dyshim, Frankie Bridge ishte një nga momentet kulmore të mbrëmjes.