E guximshme dhe elegante: Ellie Bamber rrëmben vëmendjen në Londër

Bota e Yjeve

E guximshme dhe elegante: Ellie Bamber rrëmben vëmendjen në Londër

Nga: A.M Më: 12 tetor 2025 Në ora: 16:42
Aktorja Ellie Bamber

Aktorja Ellie Bamber tërhoqi vëmendjen me një paraqitje provokuese gjatë festës pas-premierës së filmit “Moss & Freud”, mbajtur të premten mbrëma në “The Rex Rooms”, në kuadër të Festivalit të 69-të të Filmit BFI në Londër.

Ylli i serialit “The Serpent”, 28 vjeçe, u shfaq me një fustan xhaketë elegant dhe të guximshëm, duke theksuar këmbët e saj të tonifikuara. Ajo e kompletoi pamjen me geta rrjetë dhe taka elegante nga Christian Louboutin.

Filmi biografik “Moss & Freud”, që pati premierën të premten, sjell në ekran marrëdhënien e pazakontë mes supermodeles britanike Kate Moss (luajtur nga Ellie Bamber) dhe piktorit të njohur Lucian Freud (luajtur nga Derek Jacobi), me të cilin ajo bashkëpunoi në vitin 2002 për portretin e famshëm “Naked Portrait”, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Aktorja Ellie Bamber

Ellie, e frymëzuar nga stili karakteristik i Kate Moss, u shfaq me një pamje mjaft të veçantë dhe tërheqëse në mesin e të ftuarve VIP në festë.

Supermodelja legjendare Kate Moss, tashmë 51 vjeçe, është edhe producente ekzekutive e këtij projekti, së bashku me Jason McNab.

Image
Aktorja Ellie Bamber
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat