Dua Lipa në paraqitje të guximshme dhe plot shkëlqim

Bota e Yjeve

Dua Lipa në paraqitje të guximshme dhe plot shkëlqim

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 07:17
Dua Lipa

Dua Lipa prej kohësh ndjek trendin e veshjeve transparente, dhe mund të thuhet se e adhuron, pasi kohëve të fundit shpesh e thekson trupin në këtë mënyrë

Kreacioni më i ri që ka zgjedhur është padyshim veshja e saj më e guximshme deri tani, të cilën e ka ndarë edhe në rrjetet sociale përmes një serie fotografish.

Ajo ka pozuar në një fustan të bardhë transparent, me dekolte të thellë dhe plot shkëlqim, që lidhet për qafë dhe është zbukuruar me aplikime të imëta shkëlqyese. Dekolteja ishte plotësisht transparente, por kishte një pjesë të vendosur për të ruajtur modestinë, ndërsa pjesa e poshtme zbulonte se nën fustan ajo mban të brendshme të bardha.

Image
Dua Lipa

Këtë kombinim sfidues dhe glamuroz Dua Lipa e ka kompletuar me vathë të gjatë me shkëlqim, disa unaza me diamante dhe taka të larta argjendi metalike.

Në mbishkrimin që shoqëronte postimin në Instagram, ajo ka shkruar: “Maxed out every minute”, duke ndarë disa prej momenteve të saj të dashura, ndër të cilat edhe një foto ku kishte kombinuar një tjetër fustan të bardhë transparent me kapele kauboj dhe hartere, transmeton Telegrafi.

Image
Dua Lipa

Në muajt e fundit, Dua Lipa është parë disa herë duke përqafuar trendin e veshjeve të tejdukshme, me kombinime gjithnjë e më guximtare.

Vetëm pak ditë më parë, ajo kishte pozuar mbi një piano me një fustan të artë transparent, frymëzuar nga veshjet e kabareve, ndërsa më herët ishte shfaqur me një bluzë të tejdukshme që ngjante me një llambadar, e zbukuruar me kristale që zbulonin pjesërisht gjoksin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat