Aktorja e njohur Mia Goth tërhoqi gjithë vëmendjen në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit të shumëpritur “Frankenstein”, që u zhvillua në kuadër të Festivalit të Filmit në Londër BFI.
E njohur për stilin e saj të guximshëm dhe të pakompromis, Mia u shfaq me një fustan transparent, pa shpinë, që nxirrte në pah të brendshmet e saj në mënyrë provokuese, duke lënë pa fjalë të pranishmit dhe duke ndezur rrjetet sociale.
Pamja e saj sensuale dhe e sofistikuar ishte në kontrast të bukur me paraqitjen klas elegante të kolegut të saj në film, Jacob Elordi, i cili dukej i pagabueshëm në një kostum të zi të përshtatur me finesë.
Dyshja shkëlqyen krah për krah, duke rritur pritshmëritë për këtë rikrijim modern të historisë së famshme gotike.
Filmi “Frankenstein”, i cili pritet të jetë një nga hitet më të mëdha kinematografike të vitit, ka ngjallur mjaft interes falë kastit të yjeve dhe vizionit të ri për këtë klasik të frikshëm. Parakalimi i Mia Goth dhe Jacob Elordi në tapetin e kuq vetëm sa e ka forcuar statusin e filmit si një nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit kinematografik.
A do të jetë kjo dyshe një nga më të komentuarat në Hollywood? Koha do ta tregojë – por për momentin, Mia dhe Jacob janë padyshim në qendër të vëmendjes.