Ylli i “reality show”-it, Kim Kardashian, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë pjesëmarrjes së saj në eventin e pop-up-it të kozmetikës së motrës së saj, Kylie Jenner, në Los Angeles.
Kim u shfaq me një fustan latex ngjyrë të errët, shumë të ngushtë dhe me dekolte të thellë, që mezi mbante format e saj trupore.
Pamja e saj glamuroze tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave dhe të fansave të pranishëm në aktivitet.
Ngjarja u organizua për të promovuar linjën më të re të produkteve të bukurisë nga “Kylie Cosmetics”, ku morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të familjes Kardashian-Jenner dhe shumë të ftuar VIP.