Scarlett Johansson shkëlqen në Festivalin e Filmit

Bota e Yjeve

Scarlett Johansson shkëlqen në Festivalin e Filmit

Nga: A.M Më: 20 tetor 2025 Në ora: 16:59
Scarlett Johansson

Ajo rrallëherë gabon kur bëhet fjalë për modën.

Scarlett Johansson u shfaq me një stil të thjeshtë por tepër elegant, e veshur me një fustan të shkurtër të zi, teksa mori pjesë në Festivalin e Filmit të Newport Beach, i cili u mbajt në Balboa Bay Resort të dielën.

Aktorja 40-vjeçare u nderua me çmimin Legend & Groundbreaker Award, duke pozuar krenare me trofeun e saj, pak kohë pasi bëri debutimin si regjisore me filmin Eleanor the Great, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Scarlett Johansson

Ajo dukej mrekullueshëm me fustanin e zi, i zbukuruar me detaje lulesh argjendi, ndërsa kishte kombinuar veshjen me këpucë me takë të trashë, që i shtonin elegancë dhe lartësi.

Faqja zyrtare e festivalit në Instagram ndau një foto të saj me çmimin dhe shkroi:
"Urime Scarlett Johansson, fituesja e këtij viti e çmimit 2025 @variety Legend & Groundbreaker Award.
Ky çmim iu dorëzua Scarlett Johansson gjatë ceremonisë së nderimeve të Festivalit të Filmit Newport Beach, të dielën, më 19 tetor, në Balboa Bay Resort."

Image
Scarlett Johansson
Image
Scarlett Johansson
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat