Serena Williams duket magjpëse me një fustan elegant të kuq

Bota e Yjeve

Serena Williams duket magjpëse me një fustan elegant të kuq

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 07:41
Serena Williams

Serena Williams dukej mahnitëse në ceremoninë e ndarjes së çmimeve 'Princess of Asturias 2025', të mbajtur të premten në Spanjë.

Ylli i tenisit, 43 vjeçe, e cila së fundmi pranoi se ka përdorur një ilaç për humbje peshe, kishte veshur një fustan të kuq të ndezur, elegant dhe me një supe të zbuluar.

Fustani i ngushtë theksonte belin e saj, duke nxjerrë në pah linjat trupore, ndërsa e kishte kombinuar me një palë taka elegante, shkruan DailyMail.

Image
Serena Williams

Serena mori Çmimin “Princess of Asturias” për Sportin, gjatë ngjarjes që u zhvillua në Teatrin Campoamor.

Këto çmime jepen çdo vit për individë dhe organizata nga e gjithë bota, të cilët kanë arritur suksese të veçanta në fusha të ndryshme.

Image
Serena Williams

Së fundmi, Serena ka ndarë sekretin pas transformimit të saj të madh fizik - vetëm një muaj pasi kishte shqetësuar fansat me pamjen e saj të re.

Sportistja ka folur hapur për rrugëtimin e saj drejt humbjes drastike të peshës, duke zbuluar se ka humbur rreth 14 kilogramë gjatë vitit të fundit.

Megjithatë, fituesja e 23 Grand Slam-eve ka pranuar se ka marrë ndihmë mjekësore, duke përdorur ilaçin Zepbound, një medikament i tipit GLP-1, sipas revistës Vogue.

GLP-1 është një hormon natyral që ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe të oreksit - dhe gjendet në ilaçe të njohura për humbje peshe si: Ozempic, Wegovy dhe Mounjaro, përveç Zepbound-it.

Pranimi i Serenës vjen vetëm disa javë pasi ajo publikoi disa 'selfie' pas stërvitjes, ku trupi i saj i tonifikuar ndezi spekulime se mund të ketë përdorur Ozempic.

Në intervista për People dhe TODAY Show, Serena tha se ilaçi e ka ndihmuar të ndihet “e lehtë fizikisht dhe mendërisht”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat