Rita Ora mahnit me look-un e ri biond në stilin e Marilyn Monroe

Bota e Yjeve

Rita Ora mahnit me look-un e ri biond në stilin e Marilyn Monroe

Nga: A.M Më: 26 tetor 2025 Në ora: 11:43
Rita Ora

Këngëtarja 34-vjeçare Rita Ora ka befasuar fansat me një pamje krejt të re, duke shfaqur një transformim glamuroz të flokëve. Ajo ka zgjedhur të frymëzohet nga ikonat e vjetra të Hollywood-it, duke kanalizuar stilin e brendshëm të Marilyn Monroe me kaçurrelat e saj bionde.

Gjatë viteve, Rita — e cila është e martuar dhe e lumtur me regjisorin Taika Waititi — ka eksperimentuar shpesh me pamjen e saj, duke ndryshuar stile e ngjyra flokësh.

Tani, ylli i muzikës po shkëlqen me kaçurrela bionde që sjellin ndër mend look-un legjendar të Marilyn Monroe, shkruan "The Sun", transmeton "Bota sot"

Image
Rita Ora

Në disa foto që ndau në rrjete sociale, Rita shihet e veshur me një xhaketë luksoze, ndërsa vë në pah këmbët e gjata me geta të ngushta ngjyrë vjollcë. Grimi i saj ishte i përsosur, me kontur të theksuar dhe buzë plot volum.

Në përshkrimin e fotove, këngëtarja shkroi: “Performancë surprizë pop-up!”

Image
Rita Ora
Image
Rita Ora

Fansat e saj u mahnitën nga pamja e re, me njërin që komentoi: “Marylin Monroe e imja!” ndërsa një tjetër shtoi: “Wow! E dua këtë model flokësh!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat