Ashley Graham shkëlqen në Nju Jork me fustan provokues me motive kafshësh.

Bota e Yjeve

Ashley Graham shkëlqen në Nju Jork me fustan provokues me motive kafshësh.

Nga: M.L. Më: 29 tetor 2025 Në ora: 15:06
Ashley Graham

Ashley Graham tërhoqi gjithë vëmendjen të martën në mbrëmje, teksa doli në qytetin e Nju Jorkut me një pamje provokuese dhe plot stil.

Modelja, 37-vjeçare, mori vështrime nga të gjithë me një fustan të gjatë që rridhte lehtë, të mbuluar me motiv kafshësh dhe me dekolte të thellë që mezi përmbante gjoksin e saj të bollshëm.

Ajo e plotësoi pamjen elegante me një shall të kombinuar të hedhur në qafë, disa vathë të mëdhenj prej ari dhe taka të hapura në pjesën e gishtërinjve.

Image
Ashley Graham

Duke e mbledhur flokët në një model të sofistikuar, Ashley shfaqte një buzëqeshje rrezatuese, e grimuar në mënyrë të përsosur për daljen e saj.

Mbrëmja e saj vjen pas paraqitjes së bujshme të javës së kaluar, kur ajo tregoi format e saj të njohura në sfilatën e Victoria’s Secret.

E mbushur me vetëbesim, Ashley veshi një reçipetë të zezë me dantellë dhe të brendshme gjysmë të tejdukshme, ndërsa ecte me hijeshi në pistë, me krahë të zinj prej pushi dhe një bisht të shkurtër që i ndiqte pas. Kjo shënoi sfilatën e dytë të Victoria’s Secret pas një pauze gjashtëvjeçare, që pothuajse kishte shënuar fundin e markës së njohur të të brendshmeve.

Dhe teksa Ashley u bashkua në pistë me emra si Gigi Hadid, Adriana Lima dhe Emily Ratajkowski, u bë e qartë se ishin nënat ato që po e rrëmbenin gjithë vëmendjen.

Image
Ashley Graham

Duke parakaluar me trupat e tyre mahnitës në veshje tejet të zbuluara, supermodelet-nëna i lanë të gjithë të habitur në publik.

Në një mbrëmje që festonte gjithçka që lidhej me seksin dhe vetëbesimin, amësia u shndërrua në një temë që marka e përqafoi me krenari, me Jasmine Tookes që bëri histori si modelja e vetme shtatzënë që ka sfiluar ndonjëherë për Victoria’s Secret.

Ashley ka tre djem me bashkëshortin e saj prej shumë vitesh, Justin Ervin – Isakun pesëvjeçar dhe binjakët trevjeçarë, Roman dhe Malachi.

Si një figurë që promovon pranimin e trupit dhe pozitivitetin trupor, ajo nuk është ndjerë kurrë në siklet për të treguar trupin e saj pas lindjes, madje ka shfaqur me krenari shenjat e shtatzënisë në postimet e saj në rrjete sociale.

Image
Ashley Graham

Ashley bëri debutimin e saj në Victoria’s Secret vitin e kaluar, kur marka bëri histori duke ftuar për herë të parë modele me përmasa më të mëdha në sfilatë.

Më herët, ajo kishte treguar se ishte “hezuar” ta pranonte ftesën për t’u bërë pjesë e familjes VS, dhe kishte mbetur pa fjalë kur ata i kishin dhënë “të brendshme shumë, shumë të vogla.”

Image
Ashley Graham

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat