Dua Lipa shkëlqen në një pallto me printe gjarpëri

Bota e Yjeve

Dua Lipa shkëlqen në një pallto me printe gjarpëri

Nga: A.SH Më: 3 nëntor 2025 Në ora: 07:56
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa u pa duke kaluar një mbrëmje romantike me të fejuarin e saj, aktorin Callum Turner, në rrugët e New York City.

Dua tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të veçantë, e veshur me një pallto me printe gjarpëri që e kombinonte me çizme elegante dhe një çantë të zezë.

Çifti u pa duke ecur dorë për dore, të buzëqeshur dhe të qetë, duke dëshmuar lidhjen e tyre të fortë.

Image
Dua Lipa me të dashurin

Fansat dhe paparacët nuk munguan t’i fotografonin, ndërsa Dua Lipa edhe njëherë tregoi pse konsiderohet një prej ikonave të modës moderne.

Image
Dua Lipa
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat