Bianca Censori, bashkëshortja e diskutueshme e reperit amerikan Kanye West, u shfaq me një pamje mjaft guximtare teksa kaloi ditën me familjen e saj në Melburn, të hënën.
30-vjeçarja zgjodhi të dalë pa reçipeta, e veshur me një bodysuit ngjyrë blu të tejdukshme dhe geta të kombinuara, duke e theksuar figurën e saj të njohur.
Ajo kompletoi pamjen me ngrohëse këmbësh dhe taka argjendi, ndërsa ndaloi për një vizitë të thjeshtë në një dyqan ushqimi lokal, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Bianca u pa duke hipur në makinë, e shoqëruar nga nëna e saj, Alexandra, dhe motra më e vogël, Angelina, në një dalje të rrallë familjare.