Lamtumirë me emocione: Alex Scott dhe Jess Glynne përqafohen në aeroport para se ajo të niset për në Australi!

Bota e Yjeve

Lamtumirë me emocione: Alex Scott dhe Jess Glynne përqafohen në aeroport para se ajo të niset për në Australi!

Nga: Bota sot Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 19:58
Alex Scott

Alex Scott dhe partnerja e saj, këngëtarja e njohur Jess Glynne, janë parë në një moment prekës në aeroportin Heathrow, pak para se ish-futbollistja të nisej drejt Australisë për të marrë pjesë në emisionin popullor “I’m A Celebrity… Get Me Out Of Here!”.

Çifti, që kohëve të fundit janë bërë një nga dyshet më të pëlqyera në skenën britanike të showbizit, u fotografuan duke ndarë një përqafim të ngrohtë dhe një puthje për lamtumirë.

Sipas mediave britanike, Jess do ta ndjekë me krenari partneren e saj gjatë qëndrimit në xhunglën australiane, ndërsa Alex pritet të jetë një nga yjet më karizmatike të sezonit të ri të reality show-t.

Image
Alex Scott

Me valixhet gati dhe buzëqeshjen karakteristike, Alex i premtoi Jess-it se do ta bëjë krenare në aventurën e saj të re televizive.

Ndërkohë, fansat kanë shpërndarë me dhjetëra komente mbështetëse në rrjete sociale, duke i quajtur ato “çifti më i ëmbël i momentit”.

Image
Alex Scott
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat