Madison Beer u shfaq ndër më të komentuara në eventin e mbrëmshëm, falë një prerjeje tejet ekstreme të fustanit të saj, e cila për pak sa nuk i shkaktoi një problem serioz me gardërobën.
Këngëtarja 25-vjeçare zgjodhi një look ultra-glam, por edhe shumë të guximshëm, duke marrë vëmendjen e mediave sapo hyri në tapetin e kuq.
Ndërsa Madison po pozonte përpara kamerave, një lëvizje e vogël bëri që të gjithë të ndalnin frymën, pasi fustani rrezikoi t’i ekspozonte më shumë seç duhej.
Fatmirësisht, ajo e menaxhoi situatën me profesionalizëm dhe vazhdoi të pozonte sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Megjithatë, në të njëjtin event, Hailey Bieber dhe Kendall Jenner u bënë qendra kryesore e vëmendjes. Dy supermodelet mahnitën me paraqitjet e tyre elegante, duke lënë shumë të ftuar – dhe rrjetet sociale – të flisnin për pamjen e tyre të sofistikuar.
Pavarësisht konkurrencës së fortë në tapetin e kuq, Madison Beer arriti të tërheqë vëmendje të madhe me zgjedhjen e saj të guximshme, duke u bërë një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes në botën e showbizit.