Kim Kardashian ndau ditën e sotme dy foto nga një mbledhje intime me Britney Spears, Khloé Kardashian dhe menaxherin e Spears, Cade Hudson.
Fotot janë postuar në Instagram Stories të Kim–s me mbishkrimin “Calabasas Nights.”
Megjithatë, disa ndjekës në rrjetet sociale u habitën — dhe janë skeptikë se personat në foto janë realë.
Disa prej tyre pohojnë se ka diçka “jo normale” në tiparet e Spears dhe fasonin e imazheve, duke sugjeruar se mund të jetë përdorur AI për të manipuluar fotot.
Ky dyshim vjen në kohën kur fansat janë më të ndjeshëm për autenticitetin e postimeve të Spears – shumë prej tyre më parë kanë hedhur poshtë disa imazhe të saj si “deepfake”.