Melanie C ka ndezur sërish shpresat e fansave! Ylli i njohur i Spice Girls ka konfirmuar se grupi legjendar është në bisedime për një ribashkim special me rastin e 30-vjetorit të formimit të tyre.
Gjatë paraqitjes së saj elegante në emisionin “Good Morning America”, Mel C u shfaq me një look minimalist, modern dhe plot klas, ndërsa foli me emocion për mundësinë e rikthimit të pesëshes ikonike të popit.
“Ne po flasim. Të gjitha duam të bëjmë diçka të jashtëzakonshme për fansat, sepse 30 vite Spice Girls është një moment që duhet festuar siç duhet,” u shpreh këngëtarja, duke shtuar se gëzimi dhe energjia që grupi sjell ende te publiku janë arsyeja pse një ribashkim është gjithnjë në tryezë.
Megjithëse nuk dha detaje konkrete për një koncert apo tur të mundshëm, deklarata e saj ka ndezur menjëherë rrjetin dhe fansat që kanë vite duke kërkuar rikthimin e plotë të grupit – idealisht me të pesë anëtaret, përfshirë Victoria Beckham.
Mel C theksoi se, pavarësisht angazhimeve individuale të secilës anëtare, tek ato “vijon të ekzistojë një lidhje e fortë” dhe se një 30-vjetor pa një surprizë për fansat thjesht “nuk do të kishte kuptim”.
Nëse bisedimet finalizohen, 2026 mund të sjellë një nga rikthimet më të mëdha në historinë e pop-it – dhe Spice Girls, si gjithmonë, kanë fuqinë ta kthejnë këtë në një super moment global.