Ylli i “Love Island”, Maura Higgins, ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të me një udhëtim luksoz vajzash në Dubai, ku ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet joshëse.
Higgins u shfaq me një fustan të prerë dhe provokues, duke theksuar linjat e saj dhe duke marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Pamjet nga festa luksoze tregojnë Maura-n duke shijuar natën me mikeshat e saj në një ambient modern dhe plot shkëlqim.
Ish-konkurrentja e “Love Island” vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuar në botën e televizionit dhe modës, ndërsa postimet e saj nga Dubai kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente celebruese.