Këngëtarja e “Level Up” u shfaq gjatë Parades së Ditës së Falënderimeve të Macy’s në New York të enjten. Ajo performoi gjatë paradës së bashku me disa artistë të tjerë si Lainey Wilson, Jewel, Lil Jon dhe të tjerë, e veshur tërësisht në ngjyrë rozë.
Për këtë paraqitje, Ciara vuri një palë çizme me lesh deri në gju. Templeton Pink Shaggy Sherpa Boots nga Azalea Wang arrinin deri në majën e gjurit dhe kishin një thembër të sheshtë me platformë 2 inç. Çizmet me ngjyrë rozë bubblegum ishin të mbuluara plotësisht me lesh sherpa.
Këngëtarja i kombinoi çizmet me një veshje të përputhur. Kostumi i saj Cordova Over The Boot Ski Suit jo vetëm që përputhej në mënyrë perfekte me çizmet, por gjithashtu ofronte ngrohtësi, duke shtuar një element praktik në pamjen e përgjithshme.
Kostumi kishte një zinxhir në qendër dhe një brez rozë me aksesorë të argjendtë. Ajo vuri edhe një xhaketë të shkurtër sherling, gjithashtu nga Cordova, mbi kostumin. Xhaketa kishte po të njëjtën ngjyrë peony pink si çizmet dhe kostumi, duke i dhënë gjithë pamjes një prekje monokromatike.
Ajo mbajti aksesorët minimal, por për një pjesë të paradës vuri syze dielli me kornizë rozë.