Georgia Steel ka rikthyer vëmendjen e showbiz-it, teksa ka publikuar një seri fotosh tejet provokuese ku shfaqet me të brendshme dhe bikini luksoze, duke vënë në pah format e saj të tonifikuara dhe stilin glamuroz që e ka karakterizuar prej ”Love Island”.
Ish-konkurentja e reality-showt pozon me qëndrime të sigurta, ndërsa kombinimet prej dantelle dhe bikini me ngjyra të forta i japin një look sensual dhe elegant njëkohësisht. Postimet e saj kanë shpërthyer në Instagram, duke marrë mijëra pëlqime brenda pak minutash.
Edhe pse së fundmi Georgia ka deklaruar se po i largohet dalëngadalë botës së reality-showve për t’u fokusuar në projekte të tjera, duket se setet fotografike vazhdojnë të jenë fusha ku ajo shkëlqen.
Ajo njihet për stilin e saj të guximshëm, ndërsa fansat e vlerësojnë për vetëbesimin dhe autenticitetin.
Komente si:
“Nuk ka konkurrencë – Georgia gjithmonë di si të shkëlqejë!”
“Veshjet e mrekullueshme, poza ikonike!”
janë vetëm disa nga reagimet që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Me këtë set të ri fotografik, Georgia dëshmon edhe një herë se mbetet një nga figurat më të komentuara të showbiz-it britanik.
Ajo nuk ka njoftuar akoma projektin e radhës, por me dukje të tilla, duket se vëmendja e publikut është e garantuar.