Shpresojmë që Jennifer Lopez të mos e ketë zbehur bukurinë e nuses.
Këngëtares i janë paguar 2 milionë dollarë për të performuar në një dasmë të një miliarderi indian fundjavën e kaluar, megjithatë duket se ajo tashmë ka shpenzuar pjesë të të ardhurave të saj për një gjerdan masiv me smaralde.
Tani që festimet e katërditshme të dasmës kanë përfunduar, stilistja e Lopez, Mariel Haenn, ndau disa foto zyrtare të njërit prej veshjeve të saj, përfshirë një fustan të zbukuruar me kristale dhe një set bizhuterish mahnitës plot gurë të çmuar, shkruan "Page Sox", transmeton "Bota sot".
Fustani tradicional, i dizajnuar nga Manish Malhotra, ishte pa supe dhe mbuluar me një rrjetë kristalesh. Ai kishte një pjesë të sipërme në stil korseti dhe një fund që rridhte mbi trupin e saj, duke u mbledhur në tokë me zbukurime shtesë.
Sareja gjithashtu përfshinte një shall të tejdukshëm dhe të zbukuruar.
Bizhuteritë e saj, megjithatë, ishin edhe më të shkëlqyera se fustani.