Kim Kardashian tërheq vëmendjen me look-un e bardhë borë në Manhattan

Bota e Yjeve

Kim Kardashian tërheq vëmendjen me look-un e bardhë borë në Manhattan

Nga: A.M Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 07:36
Kim Kardashian

Kim Kardashian dukej si një “lepur bore” e ardhur nga Poli i Veriut teksa u shfaq në New York të dielën.

Ylli 45-vjeçar i reality-show ishte veshur nga koka te këmbët me koleksionin North Face x SKIMS ndërsa hipte në një SUV të zi që e priste.

Miliarderja mbante një xhaketë të shkurtër prej gëzofi artificial me kapuç, me zinxhir përpara, të kombinuar me geta shumë të ngushta që theksonin format e saj të famshme, çizme të gjata me majë dhe doreza elegante, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Kim Kardashian

Flokët e zinj i kishte të lëshuar dhe krejtësisht të drejtë, ndërsa stilin e plotë e përfundonte me syze të zeza me pamje sportive, paksa si ato të skive.

Më vonë, bukuroshja me përmasë “2” u pa teksa i shkelte rregullave të dietës së saj strikte me një filxhan çokollate të nxehtë të mbushur me marshmallow të vegjël.

Image
Kim Kardashian
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat