"Vogue" i Amerikës Latine zgjedh Bleon Qerretin, këngëtarja shqiptare pozon për kopertinën e huaj

Bota e Yjeve

"Vogue" i Amerikës Latine zgjedh Bleon Qerretin, këngëtarja shqiptare pozon për kopertinën e huaj

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 17:40
Bleon Qerreti

Bleona Qereti ka bërë një arritje të madhe në karrierën e saj.

Ajo është shfaqur në ballinën kryesore të revistës prestigjioze amerikane "Vogue".

Bleona u shfaq në editorialin e botuar për Amerikën Latine.

Në fotografinë kryesore, Bleonën e gjejmë të veshur me të zeza nga stilistë të njohur dhe me aksesorë plot diamante, nga Bulgari.

Revista e prezanton si një superyll të dashur dhe ikonë pop për disa breza, por këtë herë fokusi nuk është te skena apo tapeti i kuq, është te mënyra se si ajo e lexon bukurinë: si stil personal, si disiplinë dhe si qëndresë.

Image
Bleon Qerreti

Në artikull, Bleona ndan disa mësime rreth kujdesit për veten, pamjes dhe mënyrës se si ndërton imazhin, jo me tone teorike, por përmes historive konkrete nga rrugëtimi i saj mes Shqipërisë, Evropës dhe Hollywood-it.

Një arritje të tillë, Bleonën e ka bërë tejet krenare për vetveten.

Image
Bleon Qerreti
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat