Dua Lipa shkëlqen me elegancë të pastër në New York – ylli i popit mahnit në eventin ekskluziv të klubit të librit

Bota e Yjeve

Dua Lipa shkëlqen me elegancë të pastër në New York – ylli i popit mahnit në eventin ekskluziv të klubit të librit

Nga: Bota sot Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 08:28
Dua Lipa

Dua Lipa vazhdon të provojë se është jo vetëm një ikonë e muzikës, por edhe një forcë e pakontestueshme në botën e modës. Këngëtarja shqiptare me famë botërore u shfaq dje në New York për eventin e klubit të saj të librit, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një paraqitje që të linte pa fjalë.

Ylli i hitit “Houdini” u pa e veshur me një fustan Gucci nga koka te këmbët, një zgjedhje që përkthehet menjëherë në glamour, finesë dhe stil të pakrahasueshëm. Fustani, i kombinuar me aksesorë minimalë dhe make-up natyral, i dha Duas një pamje elegante, moderne dhe plot vetëbesim – një miks perfekt për një event kulturor në zemër të Manhattan-it.

Dua, e cila prej kohësh është një nga fytyrat më të komentuara të tapetit të kuq, vazhdon të gjejë mënyra për të spikatur në çdo dalje publike. Ndjekësit e saj dhe fansat e modës nuk vonuan të shpërndanin fotot në rrjetet sociale, ku komplimentet për stilin e saj nuk kishin të mbaruar.

Image
Dua Lipa

Eventi i klubit të librit, tashmë një nisëm e rëndësishme personale e Duas, po kthehet në një pikëtakim të dashamirësve të letërsisë dhe modës – dhe me këtë paraqitje, ajo e vulosi sërish statusin e saj si trendsetter.

Image
Dua Lipa
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat