Modelja Emily Ratajkowski dukej mahnitëse teksa pozoi me një fustan të kuq në një event festiv.
34-vjeçarja kishte veshur një minifustan elegant, geta dhe taka në eventin e markës së produkteve për flokë Kérastase, që u mbajt të enjten në mbrëmje në Nju Jork, shkruan "The Sun", transmeton "Bota sot'.
Së fundmi, Emily është parë në një takim romantik me Romain Gavras, ish-partnerin e këngëtares Dua Lipa.
Muajin e kaluar, çifti u fotografua duke u puthur gjatë një shëtitjeje dimërore romantike në rrugët e Nju Jorkut.
Më herët, ajo ishte përfolur për një lidhje me aktorin e filmit Elvis, Austin Butler, pasi të dy u panë duke kaluar një mbrëmje së bashku duke shijuar kokteje.
Emily është nënë e një djali katërvjeçar, Sylvester Apollo Bear, të cilin e ka me ish-bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard.