Alicia Silverstone tërhoqi vëmendjen me një fustan pa rripa, me shkëlqim, të markës Stella McCartney FW25, në ndarjen e çmimeve Critics Choice Awards 2026, të dielën.
Aktorja 49-vjeçare e filmit Clueless vuri në pah belin e saj elegant me këtë fustan të shtrënguar, i cili u stilua nga ekipi i njohur i stilistëve Wayman + Micah.
Fustani kolonë me korse ishte i mbledhur në mes, duke krijuar një siluetë të mrekullueshme në formë rëre ore, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Silverstone mbante flokët e saj të gjatë, biondë dhe me shkëlqim, të ndarë anash, me onde të lehta që i binin mbi njërën shpatull.
Veshja e saj u plotësua me vathë të varur me gurë, ndërsa ajo parakaloi në tapetin e kuq me shumë vetëbesim
.
Tiparet e fytyrës së Silverstone u theksuan me nuanca mauve në qepalla, faqe dhe buzë.