Yjet më të mëdha të Hollywood-it u mblodhën të dielën në hotelin ikonik Beverly Hilton për ceremoninë madhështore të Golden Globe Awards, edicioni i 83-të.
E dashura e Timothée Chalamet, Kylie Jenner, tërhoqi vëmendjen me linjat e saj trupore, e veshur me një fustan korse metalike nga Ashi Studio, të cilin e kompletoi me mbi 100 karatë bizhuteri të personalizuara nga Lorraine Schwartz.
Ylli i “Kardashians” publikoi gjithashtu një video teksa përgatitej për mbrëmjen e mbushur me yje, por nuk eci në tapetin e kuq krah partnerit të saj.
Timothée Chalamet zgjodhi të pozonte i vetëm para kamerave.