Jessie Buckley u shfaq plot stil dhe elegancë teksa mbërriti në emisionin Jimmy Kimmel Live në Los Angeles, të enjten.
Aktorja irlandeze, 36 vjeçe, dukej mahnitëse e veshur me një fund të gjatë asimetrik në ngjyrë të zezë, të cilin e kishte kombinuar me një këmishë të bardhë oversize.
Ajo e kompletoi pamjen me taka bardhë e zi, syze dielli me kornizë katrore dhe bizhuteri minimaliste, ndërsa flokët i kishte të prera shkurt në stil pixie, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Jessie ishte e ftuar në emisionin e mbrëmjes vetëm pak ditë pasi fitoi çmimin Aktorja më e Mirë në Golden Globes për rolin e saj në filmin Hamnet, i cili u vlerësua gjithashtu me çmimin Filmi më i Mirë.
Gjatë fjalimit të saj emocionues, ylli falënderoi të gjithë kastin dhe ekipin e filmit, duke përmendur edhe bashkëaktorin e saj, Paul Mescal.