Sofia Richie po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj dhe është gati të marrë një rol të ri të veçantë.
Në muajin tetor, Sofia njoftoi me plot emocion se ajo dhe bashkëshorti i saj, producenti muzikor Elliot Grainge, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Ditët e fundit, çifti ndau edhe lajmin e shumëpritur për gjininë e bebushit, duke zbuluar se familja e tyre do të zgjerohet me një djalë.
Lajmi u bë publik përmes disa fotove nga baby shower-i elegant, i organizuar me temë country club, ku çdo detaj reflektonte stilin dhe finesën karakteristike të Sofias. “Duke festuar djalin tonë që po vjen. Mirë se vini në The Grainge Club 🍸🎹”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit, duke emocionuar ndjekësit e saj.
Sofia dhe Elliot janë tashmë prindër të vajzës së tyre 1-vjeçare, Eloise, e cila shumë shpejt do të marrë rolin e motrës së madhe. Familja duket më e lumtur se kurrë, teksa përgatitet për këtë kapitull të ri plot dashuri, emocione dhe momente të paharrueshme.
Urime Sofias, Elliot-it dhe gjithë familjes për lajmin e bukur dhe ardhjen e re që po i bashkohet shtëpisë së tyre!