Gazetarja irlandeze Mariella Frostrup duket mahnitëse teksa pozon në një plazh, e veshur me rroba banje, në moshën 63-vjeçare.
Me krahët e ngritur lart dhe një buzëqeshje të madhe në fytyrë, energjia dhe dashuria e saj për jetën janë menjëherë të dukshme.
Duke u dukur shumë më e re se mosha e saj, Mariella pranon: “Në të 60-at kam një dëshirë edhe më të madhe për aventura", shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Moderatorja është bërë pjesë e fushatës Dream Big të Staysure, e cila synon të luftojë paragjykimet ndaj moshës.
Në imazhet shoqëruese, ajo shihet duke ngjitur male dhe duke shijuar një shëtitje mbrëmjeje përgjatë plazhit, ndërsa mban një dritë nate në dorë.
Ajo shprehet: “Shumë shpesh, personi që jam unë, personi që janë miqtë e mi dhe përvojat që ata dëshirojnë, nuk pasqyrohen aspak nga bota e gjerë që na rrethon.”