Megan Barton Hanson në panik: U ndjeva e rrezikuar pasi dy burra më ndoqën me makinë

Bota e Yjeve

Megan Barton Hanson në panik: U ndjeva e rrezikuar pasi dy burra më ndoqën me makinë

Nga: Bota sot Më: 24 janar 2026 Në ora: 22:38
Megan Barton Hanson

Megan Barton Hanson ka zbuluar për ndjekësit e saj se është ndjerë “e shqetësuar” dhe “e pasigurt”, pasi të premten është ndjekur nga dy burra në një makinë.

Ish-ylli i Love Island, 31 vjeçe, reagoi përmes Instagram Stories, ku paralajmëroi fansat që të jenë vigjilentë, duke rrëfyer përvojën e frikshme që përjetoi.

Mbi një fotografi të një makine të ngjashme, ajo shkroi: “Alarm sigurie Benfleet/Hadleigh/Rayleigh – gra dhe persona që shëtisin me qen, qëndroni vigjilentë.

Image
Megan Barton Hanson

U ndoqa nga një Mercedes Estate i zi me dy burra brenda. Ata u ndalën pranë meje disa herë. Bënë xhiro në zonë dhe u kthyen sërish, duke tentuar të më bëjnë shenjë të afrohem.

U ndjeva e pasigurt dhe e traumatizuar, me mendime se unë ose qeni im mund të rrëmbeheshim. Një pjesë e targës mund të përfundojë me J10 (jo 100% e sigurt). Makina dukej e ngjashme me atë në foto (nga kujtesa).”

Në fund, ajo u bëri thirrje ndjekësve: “Ju lutem, besoni instinkteve tuaja dhe kujdesuni për njëri-tjetrin.”

Image
Megan Barton Hanson
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat