Helen Skelton u shfaq mjaft elegante teksa mbërriti në ndarjen e çmimeve TV Choice Awards në hotelin London Hilton, të hënën mbrëma.
Prezantuesja 35-vjeçare dukej e mrekullueshme me një fustan rozë të çelët me qafë halter, i cili theksonte nxirjen e saj të bronztë.
Helen e kompletoi pamjen me vathë të varur, këpucë rozë prej kamoshi me taka dhe një çantë dore të artë, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Me flokët bionde të krehura pas, ajo u shfaq në humor të shkëlqyer teksa pozonte në tapetin me vija.
Ceremonia u drejtua nga komediani Jason Manford dhe përfshin gjithsej 18 kategori çmimesh.