Vajza e Madonnës tërheq vëmendjen në Paris Fashion Week me një fustan transparent shumë provokues

Bota e Yjeve

Vajza e Madonnës tërheq vëmendjen në Paris Fashion Week me një fustan transparent shumë provokues

Nga: Bota sot Më: 9 mars 2026 Në ora: 09:24
Lourdes Leon

Lourdes Leon la shumë pak vend për imagjinatë të dielën, teksa u shfaq pa reçipeta nën një fustan të zi transparent dhe mjaft të guximshëm në shfaqjen e markës Ottolinger gjatë Paris Fashion Week.

Vajza e Madonnës, 29 vjeçe, u sigurua të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, ndërsa nën veshjen shumë provokuese i dukej edhe të brendshmet.

Lourdes u pa duke dalë nga hoteli i saj në kryeqytetin francez, teksa kishte hedhur mbi supe një xhaketë të kombinuar me veshjen dhe mbante në dorë një çantë të zezë.

Image
Lourdes Leon

Bukuroshja stiloi flokët e saj të gjatë të errët në onde dhe e kompletoi pamjen me një palë taka shumë të larta.

Ajo dukej në humor të mirë teksa zuri vend në rreshtin e parë të shfaqjes së modës, ku u prezantua koleksioni i veshjeve për femra për sezonin vjeshtë/dimër 2026/2027.

Lourdes gjithashtu e shfaqi fustanin seksi edhe në një video të shkurtër në Instagram, ku ekspozoi format e saj trupore.

Image
Lourdes Leon
Image
Lourdes Leon
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat