Kylie Jenner shkëlqen në fotosesionin e ri, ndërsa nxjerr në shitje vilën milionëshe

Bota e Yjeve

Kylie Jenner shkëlqen në fotosesionin e ri, ndërsa nxjerr në shitje vilën milionëshe

Më: 28 mars 2026 Në ora: 21:14
Kylie Jenner

Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me disa fotografi të reja promovuese për Kylie Cosmetics, ku shfaqet me një fustan të bardhë shumë të hapur, duke vënë në pah linjat e saj.

28-vjeçarja u shfaq elegante dhe sensuale në imazhet e publikuara, ndërsa promovonte produktin e ri të buzëve të markës së saj, shkruan DailyMail.

Paralelisht, ajo ka nxjerrë në shitje vilën e saj në Hidden Hills për mbi 20 milionë dollar (rreth 17.3 milionë euro).

Image
Kylie Jenner

Prona luksoze përfshin tetë dhoma gjumi, ambiente argëtimi, palestër, si dhe hapësira të jashtme me pishinë dhe kuzhinë verore.

Kylie, e cila e bleu këtë shtëpi vite më parë, vazhdon të investojë në pasuri të paluajtshme, teksa po përfundon edhe një rezidencë tjetër gjigante me standarde luksi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat