Kanye West rikthehet në skenën britanike pas 11 vitesh mungesë, duke konfirmuar se do të jetë kryefjala e tri netëve të festivalit Wireless Festival.
Artisti i njohur pritet të performojë si headliner në tre mbrëmje të njëpasnjëshme, duke shënuar kështu një nga rikthimet më të mëdha të tij në Evropë.
Ky njoftim vjen vetëm dy muaj pasi ai zbuloi një betejë të rëndë shëndetësore dhe kërkoi falje publike për deklaratat e mëparshme antisemitike që kishin shkaktuar reagime të forta.
Rikthimi i West në skenën britanike po shihet si një moment i rëndësishëm në karrierën e tij, ndërsa fansat presin me interes performancat në një nga festivalet më të mëdha të muzikës urbane në Mbretërinë e Bashkuar.