Ylli i reality show-t, Maura Higgins, është parë së fundmi duke dalë në publik me një pamje tërheqëse.
Ajo ka ekspozuar barkun e tonifikuar dhe duke mbajtur një çantë luksoze me vlerë rreth 17,000 paund.
Ajo tërhoqi vëmendjen e mediave edhe për deklaratat e saj rreth planeve për ndërhyrje estetike, ku ka përmendur se po mendon të përdorë kirurgun e Kris Jenner për një lifting të fytyrës.
Dalja e saj e fundit ka nxitur diskutime në rrjetet sociale, si për stilin e saj të jetesës luksoze, ashtu edhe për vendimet e saj të ardhshme estetike.