Dua Lipa shfaqet elegante në eventin e Festivalit të Filmit në Kanë

Bota e Yjeve

Dua Lipa shfaqet elegante në eventin e Festivalit të Filmit në Kanë

Nga: A.M Më: 17 maj 2026 Në ora: 22:38
Dua Lipa

Dua Lipa dukej më e lumtur se kurrë teksa mbërriti në festën “Paper Tiger presented by Patron” gjatë edicionit të 79-të të Festivalit të Filmit në Kanë të shtunën.

Këngëtarja e “One Kiss”, 30 vjeç, mahniti me një fustan të zi, që theksonte format e trupit dhe kishte dekolte të thellë, me mëngë të gjata.

Fustani i saj plotësohej nga një fund elegant i zi dhe i bardhë me shtresa, ndërsa ajo e kombinoi veshjen me një palë taka të zeza me rripa, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Dua Lipa

Ajo e kompletoi pamjen me një çantë lëkure të zezë, thonj me model polka dots dhe një palë vathë të mëdhenj argjendi.

Në këtë event plot me yje, Dua pozoi së bashku me James dhe Alexandra Dickson Gray teksa festonin festivalin e famshëm.

Image
Dua Lipa me James dhe Alexandra Dickson Gray
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat