Kim Kardashian dhe kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, po vazhdojnë të ndezin thashethemet për romancën e tyre.
Dyshja është parë së fundmi gjatë një shëtitjeje romantike me biçikleta, ndërsa raportet për lidhjen e tyre po bëhen gjithnjë e më intensive. Sipas mediave rozë, Kim më pas e ka “çmendur” Hamiltonin me disa fotografi provokuese me bikini, të publikuara në rrjetet sociale.
Burime pranë çiftit thonë se raporti mes tyre po forcohet çdo ditë e më shumë dhe se kimia mes yllit televiziv dhe pilotit të F1 është “shumë e fortë”.
As Kim dhe as Hamilton nuk kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen, por paraqitjet e shpeshta së bashku kanë shtuar dyshimet se mes tyre ka nisur një romancë serioze.