Amanda Holden paralajmëron fansat: “Po fillon sezoni i fotove të mia me bikini”

Bota e Yjeve

Amanda Holden paralajmëron fansat: “Po fillon sezoni i fotove të mia me bikini”

Nga: Bota sot Më: 22 korrik 2026 Në ora: 20:56
Amanda Holden

Amanda Holden ka paralajmëruar me humor ndjekësit e saj se është gati të nisë publikimin e “vërshimit vjetor” të fotove me bikini, tani që ka filluar pushimet.

Personaliteti televiziv, 55 vjeç, zbuloi se po kalon disa ditë të qeta me familjen e saj në Korfuz, përpara se miqtë t’i bashkohen për të vazhduar pushimet.

Duke ndarë fotografi nga ditët e para të udhëtimit, Amanda pozoi me një bikini kuq e bardhë, të cilin e kombinoi me një kapele kashte plazhi dhe syze aviatori.

Fotot janë realizuar në një jaht gjatë një shëtitjeje në det, ku Amanda shihet duke pozuar në buzë të mjetit lundrues me pamje nga deti, si dhe pranë timonit të varkës.

Image
Amanda Holden

Në postim ajo përfshiu edhe një video ku hidhet nga jahti në ujërat e kristalta.

Krahas postimit, Amanda shkroi me humor: “Dhe kështu fillon vërshimi im i përvitshëm i fotove me bikini. Ju paralajmërova!”

Image
Amanda Holden
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat