Ivanka Trump tërheq vëmendjen në Kosta Rika, shfaqet me kostum banje teksa bën sërf

Bota e Yjeve

Ivanka Trump tërheq vëmendjen në Kosta Rika, shfaqet me kostum banje teksa bën sërf

Më: 28 gusht 2026 Në ora: 11:59
Ivanka Trump

Ivanka Trump është fotografuar duke shijuar valët në Kosta Rika, ku tërhoqi vëmendjen me një kostum banje të zi njëpjesësh dhe një bluzë noti të bardhë me jakë.

Vajza e presidentit amerikan, 44 vjeçe, u shfaq në formë të mirë teksa qëndronte mbi dërrasën e sërfit dhe përpiqej të ruante ekuilibrin.

Në disa prej momenteve të kapura nga fotografët, Ivanka shihet duke sërfuar me krahët e hapur, ndërsa në një moment humbi ekuilibrin dhe përfundoi në ujë, shkruan DailyMail.

Image
Ivanka Trump

Megjithatë, ajo dukej në humor të mirë dhe e priti situatën me buzëqeshje.

Pushimet në Kosta Rika vijnë pas një vere të mbushur me udhëtime për Ivankën. Ajo ka kaluar kohë në Hamptons me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, ka udhëtuar drejt Bahamas dhe ka shijuar edhe një udhëtim në Islandë me familjen.

Image
Ivanka Trump

Së fundmi, Ivanka ka ndarë në rrjetet sociale edhe fotografi nga këto pushime, ku shfaqet me kostume banje dhe veshje verore.

Në një prej fotografive nga Islanda, ajo pozoi në një spa së bashku me bashkëshortin, ndërsa në një tjetër dyshja shihet duke shijuar kohën në një jaht. 

Image
Ivanka Trump
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat