Selena Gomez shkëlqen si kurrë më parë në Emmy Awards, pavarësisht mungesës së nominimit

Bota e Yjeve

Selena Gomez shkëlqen si kurrë më parë në Emmy Awards, pavarësisht mungesës së nominimit

Nga: A.M. Më: 15 shtator 2026 Në ora: 08:04
Selena Gomez

Selena Gomez mund të ketë mbetur pa një nominim individual për çmimet Emmy, por në tapetin e kuq ajo padyshim dukej si një fituese.

Aktorja 34-vjeçare – e cila së fundmi shiti një rezidencë në Los Angeles për 5.4 milionë dollarë – tërhoqi vëmendjen me zgjatime të reja të flokëve, teksa u shfaq me një fustan të artë dhe shkëlqyes në mbrëmjen më të madhe të televizionit.

Gomez dukej madhështore me fustanin metalik pa rripa të Louis Vuitton, i cili i vinte në pah linjat e trupit dhe kishte një dizajn në formë mozaiku, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Selena Gomez

Ajo gjithashtu zgjodhi të mos mbante modelin e saj të zakonshëm me flokë të kapura mbrapa, të cilin e preferon shpesh në ceremonitë e çmimeve. Në vend të kësaj, ajo i la flokët të lira, duke i kombinuar me zgjatime të stiluar në onde që i binin mbi supe.

Aktorja dhe këngëtarja kompletoi pamjen me një palë vathë të varur, të zbukuruar me diamante, ndërsa theksoi lëkurën e saj të porcelantë me grim natyral dhe të përshtatshëm, të kompletuar me një nuancë rozë në buzë.

Image
Selena Gomez

Gomez nuk mori nominim për punën e saj në serialin “Only Murders in the Building”, por seriali shumë i njohur i Hulu mori një nominim në kategorinë prestigjioze “Seriali më i mirë komedi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat