Iris Law tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Javën e Modës në Milano, ku mori pjesë në sfilatën e Fendi.
Modelja dhe aktorja britanike zgjodhi për këtë event një fustan midi në ngjyrë argjendi, të mbuluar me temina, duke sjellë një pamje plot shkëlqim dhe glamour.
Iris u shfaq në event krahas aktores Rachel Zegler, e cila gjithashtu tërhoqi vëmendjen me stilin e saj elegant.
Dyshja ishte mes emrave të njohur të modës dhe spektaklit që u mblodhën në Milano për të ndjekur koleksionin e ri të Fendi-t.
Me fustanin vezullues dhe pamjen e kuruar deri në detaje, Iris Law dëshmoi edhe një herë se është një nga figurat e reja që po spikat në skenën e modës ndërkombëtare.