Romeo Beckham dhe e dashura e tij, Kim Turnbull, kanë shënuar dyvjetorin e lidhjes së tyre, duke ndarë me ndjekësit fotografi nga momentet e tyre së bashku.
Çifti ka festuar këtë përvjetor të veçantë me disa fotografi plot humor dhe momente intime, duke treguar anën e tyre më të afërt larg angazhimeve publike.
Romeo dhe Kim e kanë shoqëruar festën me një mesazh kushtuar dy viteve të kaluara së bashku, të mbushura me dashuri dhe aventura.
“Dy vjet dashuri dhe aventura”, është mesazhi që shoqëron festimin e tyre.
Romance e çiftit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, ndërsa fotografitë e publikuara kanë nxitur interesim te fansat e familjes Beckham.
Romeo, djali i ish-futbollistit të njohur David Beckham dhe stilistes Victoria Beckham, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë edhe për jetën e tij private.