Maura Higgins ka tërhequr vëmendjen në sfilatën e Victoria’s Secret, duke u shfaqur me një veshje provokuese prej lateksi të bardhë, e cila nuk kaloi pa u vënë re, edhe pse ajo nuk parakaloi në pasarelë.
Prezantuesja televizive, 35 vjeçe, mori pjesë në spektaklin e modës të mbajtur të dielën në Culver City të Kalifornisë, ku u shfaq me një korse të bardhë, të ngushtë pas trupit, të kombinuar me streçe në të njëjtën ngjyrë dhe këpucë me taka të larta, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".
Maura pozoi para fotografëve me një pamje elegante dhe të guximshme, ndërsa flokët e saj brune, me shkëlqim, i kishte stiluar në formë voluminoze.
Edhe pse këtë herë ishte e ftuar në spektakël dhe jo pjesë e modeleve që parakaluan, paraqitja e saj bëri që ajo të krahasohej me emra të njohur të pasarelës, si Gigi dhe Bella Hadid.
Prezantuesja, e cila aktualisht po merr pjesë në spektaklin “Dancing With The Stars”, dëshmoi edhe një herë se di të tërheqë vëmendjen me zgjedhjet e saj të modës.
Ndërkohë, sfilata e këtij viti u shoqërua edhe me polemika pas paraqitjes surprizë të Kylie Jenner, e cila veshi sytjenat e famshme “Fantasy Bra”, me vlerë prej 50 milionë dollarësh.
Vendimi për t'i besuar asaj këtë paraqitje ngjalli reagime të shumta në mesin e fansave, ku disa kritikë kërkuan edhe bojkotimin e spektaklit.