Jenna Ortega zbulon arsyen pse nuk i shikon filmat e saj: “Do të më çonte drejt një gjendjeje psikozë”

Bota e Yjeve

Jenna Ortega zbulon arsyen pse nuk i shikon filmat e saj: “Do të më çonte drejt një gjendjeje psikozë”

Nga: A.M. Më: 23 tetor 2026 Në ora: 08:36
Jenna Ortega

Aktorja e njohur Jenna Ortega ka zbuluar se nuk i shikon filmat e saj dhe as nuk lexon vlerësimet e kritikëve për punën e saj, duke pranuar se një gjë e tillë mund të ndikojë seriozisht në gjendjen e saj psikologjike.

Aktorja 24-vjeçare tha se përpiqet të qëndrojë sa më e shkëputur nga komentet dhe reagimet për paraqitjet e saj në ekran. Ajo pranoi se ndonjëherë merr informacione përmes rrjeteve sociale, por mundohet ta kufizojë kohën që kalon në internet, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Ortega dëshiron të ruajë një distancë të qartë mes jetës së saj personale dhe imazhit publik, duke shmangur ekspozimin e vazhdueshëm ndaj mendimeve të të tjerëve për punën e saj.

Image
Jenna Ortega

Në një intervistë për revistën “Vogue”, aktorja u pyet nëse i shikon filmat e saj apo lexon kritikat për ta.

“Unë mendoj se kjo do të më çonte drejt një lloj psikoze”, u përgjigj ajo, duke shpjeguar arsyen pse preferon të mos përfshihet në diskutimet dhe vlerësimet që lidhen me karrierën e saj.

Aktorja gjithashtu tregoi se shmang me qëllim hapjen e raporteve për të ardhurat nga shitja e biletave, të cilat ekipi i saj ia dërgon.

Ajo nuk dëshiron që suksesi i filmave të saj të shndërrohet vetëm në një çështje shifrash dhe rezultatesh financiare.

Image
Jenna Ortega

“Unë i dëgjoj komentet për filmat e mi vetëm përmes njerëzve të tjerë ose në Instagram, ku po kaloj gjithnjë e më pak kohë”, shpjegoi Ortega.

Ajo shprehu gjithashtu shqetësimin për përmbajtjen që qarkullon sot në internet, veçanërisht për shkak të përhapjes së materialeve të krijuara nga inteligjenca artificiale.

Image
Jenna Ortega

“Shumë nga ato që sheh atje në ditët e sotme janë thjesht mbeturina të krijuara nga inteligjenca artificiale. Ne të gjithë e shikojmë veten shumë më tepër seç duhet”, u shpreh aktorja.

Deklaratat e saj vijnë në një periudhë kur Ortega është e angazhuar me promovimin e filmit të saj të ri, “Klara and the Sun”.

Gjatë javëve të fundit, ajo ka udhëtuar nga Londra në Romë dhe më pas në Nju Jork, për të marrë pjesë në premierat e filmit.

Me këtë rrëfim, aktorja ka treguar se, pavarësisht famës dhe vëmendjes së madhe publike, përpiqet të vendosë kufij ndaj komenteve të jashtme dhe të mos lejojë që perceptimi i të tjerëve të përcaktojë mënyrën se si e sheh veten dhe punën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat