Jessie J rikthehet në rrjetet sociale pas operacionit të dytë në gjoks, publikon fotografi nga spitali

Bota e Yjeve

Jessie J rikthehet në rrjetet sociale pas operacionit të dytë në gjoks, publikon fotografi nga spitali

Nga: A.M. Më: 26 tetor 2026 Në ora: 08:02
Jessie J

Këngëtarja e njohur Jessie J është rikthyer në Instagram të dielën, pas një pauze gjashtëjavore nga rrjetet sociale, gjatë së cilës iu nënshtrua një operacioni të dytë rindërtues në gjoks, pas betejës me kancerin.

Artistja 38-vjeçare kishte njoftuar në maj lajmin e mirë se ishte shëruar nga kanceri, një vit pas diagnostikimit zyrtar. Megjithatë, së fundmi asaj iu desh t'i nënshtrohej një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Në fotografitë e reja të publikuara në rrjetet sociale, Jessie J shihet duke u rikuperuar në spital pas operacionit të dytë rindërtues.

Image
Jessie J

Ajo nuk e humbi sensin e humorit as gjatë kësaj periudhe, duke shkruar me shaka se babai i saj nuk mund ta përdorë më batutën se ajo do të ishte një “shoqe banese e shkëlqyer”, duke iu referuar ndryshimeve fizike pas ndërhyrjes.

Në një tjetër fotografi, këngëtarja shfaqet me veshje spitalore, duke ngritur gishtin e madh para kamerës dhe duke treguar se është në proces shërimi.

Image
Jessie J

Në publikimin e saj, artistja ndau gjithashtu momente të ëmbla nga jeta me djalin e saj trevjeçar, Sky, si dhe mesazhe frymëzuese.

Në shtator, Jessie J kishte njoftuar se do të largohej përkohësisht nga rrjetet sociale për të pushuar, për të rikuperuar energjitë dhe për t'iu nënshtruar operacionit, pas dy vitesh që i kishte përshkruar si jashtëzakonisht të ngarkuara.

Image
Jessie J

Gjatë 24 muajve të fundit, këngëtarja është përballur me sfida të shumta personale dhe shëndetësore. Ajo ka mposhtur kancerin, ka kaluar një ndarje sentimentale dhe ka publikuar një album të ri, ndërkohë që është kujdesur për rritjen e djalit të saj të vogël.

Jessie J është ndarë nga partneri i saj prej pesë vitesh, basketbollisti danezo-izraelit Chanan Safir Colman, me të cilin ka djalin Sky. Ndarja e tyre erdhi tre vjet pas lindjes së djalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat