Demi Moore shkëlqen me fustan xhins në CFDA Fashion Awards, pozon krah Hailey Bieber dhe Rose Byrne

Bota e Yjeve

Demi Moore shkëlqen me fustan xhins në CFDA Fashion Awards, pozon krah Hailey Bieber dhe Rose Byrne

Nga: Bota sot Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 20:50
Demi Moore

Aktorja e njohur, Demi Moore, ka tërhequr vëmendjen në ceremoninë prestigjioze CFDA Fashion Awards, ku u shfaq me një veshje elegante dhe mjaft të guximshme.

Moore, e cila vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në tapetin e kuq, zgjodhi një fustan xhins me dekolte të theksuar, duke spikatur me paraqitjen e saj.

Në këtë mbrëmje të mbushur me yje të industrisë së modës dhe spektaklit, ajo u shfaq krah modeles Hailey Bieber dhe aktores Rose Byrne.

Image
Aktorja e njohur, Demi Moore

Të tria figurat tërhoqën vëmendjen me stilin dhe elegancën e tyre, duke e kthyer ceremoninë në një nga ngjarjet më të komentuara të modës.

Image
Aktorja e njohur, Demi Moore
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat