Rosie Huntington-Whiteley mahnit në LACMA Gala me fustanin elegant nga Gucci

Bota e Yjeve

Rosie Huntington-Whiteley mahnit në LACMA Gala me fustanin elegant nga Gucci

Nga: A.SH Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 08:15
Rosie Huntington-Whiteley

Modelja britanike Rosie Huntington-Whiteley ka tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq të LACMA Art+Film Gala 2026 në Los Angeles, me një paraqitje elegante dhe një fustan që fshehte një detaj të guximshëm.

Ajo zgjodhi një krijim të zi nga shtëpia e modës Gucci, i cili në pjesën e përparme dukej minimalist dhe elegant, me jakë të ngritur, mëngë të gjata dhe prerje të ngushtë pas trupit.

Megjithatë, surpriza e vërtetë ishte pjesa e pasme e fustanit, e cila ishte pothuajse tërësisht e hapur, duke zbuluar shpinën e modeles.

Image
Rosie Huntington-Whiteley

Një detaj metalik argjendi lidhte pjesët e dizajnit, ndërsa teminat në nuancë të gjelbër të errët i jepnin veshjes një shkëlqim të veçantë.

Image
Rosie Huntington-Whiteley
Image
Rosie Huntington-Whiteley
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat