Kaya Scodelario shkëlqen në paraqitjen e saj, shfaqet krah Theo James në Los Angeles

Bota e Yjeve

Kaya Scodelario shkëlqen në paraqitjen e saj, shfaqet krah Theo James në Los Angeles

Nga: A.M. Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 19:40
Kaya Scodelario

Aktorja britanike, Kaya Scodelario, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa iu bashkua aktorit Theo James në një aktivitet promovues për serialin e tyre “The Gentlemen”, në Los Angeles.

Kasti i serialit të suksesshëm të Netflix, me regji të Guy Ritchie, tashmë ka nisur xhirimet për sezonin e tretë, pasi produksioni u konfirmua në muajin gusht.

Të shtunën, Kaya u shfaq në këtë aktivitet me një fustan të bardhë elegant, pa rripa dhe me detaje të varura në pjesën e poshtme, nga stilistja Stella Hanan, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Kaya Scodelario

Ajo e kishte kompletuar dukjen me këpucë me taka të arta, ndërsa aksesorët me shkëlqim i dhanë edhe më shumë elegancë paraqitjes së saj.

Ndërkohë, Theo James zgjodhi një kostum të zi me këmishë dhe kravatë bardhezi, duke u shfaqur mjaft elegant.

Image
Kaya Scodelario me Theo James

Në këtë aktivitet, dy aktorëve iu bashkuan edhe LouLou Bontemps, Jenelle Riley dhe Matthew Read.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat