Angli, burgosen tre shqiptarët e fshehur në fabrikën e madhe të kanabisit

Diaspora

Angli, burgosen tre shqiptarët e fshehur në fabrikën e madhe të kanabisit

Më: 10 maj 2021 Në ora: 15:20
Foto Ilustrim

Janë dhënë dënimet nga gjykata për tre shqiptarë të kapur në një fabrike të madhe kanabisi në Bradford, Angli.

Ata ishin arrestuam më 27 shkurt nga Policia kur bashkë me dy të tjerë  hynë në një ndërtesë të braktisur tregtare në rrugën Thornton të qytetit, siç u tha në Gjykatën e Bradford Croën.

Prokurori Andreë Stranex tha se ishte një kultivim i konsiderueshëm kanabisi me rreth 150 bimë të pjekura me shtretër dhe frigoriferë.

Emrat e tyre ishin: Nik Seraj, 34 vjeç; Adriatik Vlashi, 29 vjeç; Petro Thanasi, 25 vjeç dhe Kostadin Enchev, 25 vjeç, pa adresë fikse si dhe  Marios Papadopoulis, 28 vjeç. Të gjithë u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Prokurori tha se Papadopoulis kishte çelësat e një furgoni Mercedes të gjetur të parkuar në lokalet. Ai gjithashtu pranoi zotërimin e një sasie të vogël kokainë. Ai kishte ardhur në Bradford për të prerë kanabisin, iu tha gjykatës.

Burrat kishin kuleta, para dhe karta identiteti dhe disa kishin fatura nga një pazar që kishin bërënjë ditë më parë. Ata nuk kishin qënë mbyllur në ndërtesë, tha z. prokurori Stranex. Asnjëri prej tyre nuk kishte ndonjë dënim të mëparshëm. Secili prej burrave duhet ta ketë ditur shkallën e asaj që ndodhte në ato ambiente.

Seraj tha se ai ishte atje për katër javë, duke ujitur dhe duke u kujdesur për bimët. Ai u dënua me 11 muaj burgim.

Adriatik Vlashi tha se ai ishte një kopshtar në pronë për rreth dy muaj. Ai gjithashtu u burgos për 11 muaj.

Të tre shtetasit shqiptarë rrinin në mënyrë të paligjshme në vend, iu tha gjykatës.

Petro Thanasi dhe Papadopoulis luanin role më të kufizuara. Ata kishin hyrë legalisht në Mbretërinë e Bashkuar nga Greqia.

Petro Thanasi tha se ai kishte punuar në atë adresë vetëm një ditë.

Papadopoulis, një shofer dërgesash, tha se ai ishte atje atë ditë për të prerë bimët e kanabisit.

Ata u dënuan me gjashtë muaj burg, pezullim për 12 muaj, me 60 orë punë të papaguar dhe një urdhër të ndalimit të mbikëqyrjes elektronike tre-mujore. Kurse Ençev që ndihmoi si kopshtar për rreth një javë u burgos për 9 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat